Mbajtja e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusit që gjunjëzoi globin është bërë e detyrueshme dhe një domosdoshmëri. Ajo është tashmë pjesë e përditshmërisë sonë, njësoj si çelësat e shtëpisë, kuleta, libri apo telefoni celular.
Vetëm Copa Pambuku
Ekspertët sugjerojnë zgjedhjen e maskave prej pambuku të një dendësie të lartë. Mos bëni maska me bluza të vjetra sepse ato nuk lejojnë filtrim të mirë. Nga të gjitha materialet e mundshme vetëm pambuku është më i miri. Këtë e zbuloi një studim i publikuar në qershor të këtij viti në revistën mjekësore Journal of Hospital Infections. Në studim thuhet se përdorimi i shajeve dhe bluzave si maskë është lehtazi më efikase se të dalësh pa maskë. Gjatë një ekspozimi prej 20 sekondësh ndaj virusit, shajet dhe këto bluza ulin rrezikun e infeksionit me 24 përqind.
Shtresat
Maska më e mirë duhet të ketë disa shtresa, të paktën tre, që të shmangë infeksionin apo përhapjen e virusit nëpërmjet spërklave. Nëse nuk ju gjenden filtra, mund të përdorni ato të kafesë ose letrat e kuzhinës. Në studimin e lartpërmendur sugjerohet edhe përdorimi i filtrave të njëjtë me fshesën me korent e cila ul rrezikun e infeksionit me 83 përqind gjatë një ekspozimi prej 30 sekondash ndaj virusit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është që të tregoheni të vëmendshëm ndaj mënyrës se si e vendosni maskën dhe mbi të gjitha nëse ajo qëndron lirshëm apo shtrënguar. Maska duhet të mbështjellë plotësisht hundën dhe gojën dhe të jetë e puthitur mirë që të lejojë jo vetëm frymëmarrjen por edhe të pengojë daljen e spërklave nga zona anësore që rëndom qëndron hapur./AgroWeb