Bota

Mbronte kokainën me armë lodër! Policia italiane i bën “gjëmën” shqiptarit!

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë u gjetën rreth 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Fillimisht policia kishte hyrë në shtëpinë e tij për një verifikim lidhur me një armë të dyshuar të paligjshme, por arma rezultoi një lodër dhe në vend të saj u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës.

LEXO EDHE: Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë!

Gjatë ndërhyrjes, arma rezultoi të ishte një imitim i përsosur i një pistolete gjysmë automatike, por autoritetet gjetën substancat narkotike të gatshme për tregtim. Sipas vlerësimeve, lënda narkotike do të sillte rreth 4 mijë euro fitim në tregun e drogës.

I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, u arrestua në Botticino nga Njësia Antidrogë e Brescias, dhe ka një histori të gjatë precedentësh penalë, kryesisht për çështje të lidhura me drogën. Pas shoqërimit në komisariat dhe procedurave të zakonshme, ai u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të Prokurorisë.

LEXO EDHE: Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano!

Për shkak të rrezikshmërisë së tij dhe të kaluarës penale, Kreu i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, firmosi revokimin e lejes së qëndrimit, duke hapur rrugën për dëbimin e tij nga Italia pas përfundimit të dënimit.