Një shtetas u ekstradua nga Italia pasi në prill 2025, GJKKO-ja i caktoi “Arrest në burg”, për “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas ka koordinuar pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E.L.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Policia e Malësisë së Madhe arrestoi një 58-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në bazë të inteligjencës policore dhe informacioneve të shkëmbyera me Interpol Tiranën, efektivët lokalizuan dhe ndaluan në fshatin Vermosh shtetasin Frederik Nacaj, banues në të njëjtin fshat.
Nacaj ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Udines, Itali, pas dënimit të formës së prerë për dhunë në familje.