Aktualitet Zgjedhjet 2025

Mbyllet numërimi në Shijak, shpërthen festa te kampi rozë! PS fiton me mbi 2 mijë vota!

Mbyllet  numërimi në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë.

Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

Ndërkaq në qarkun e Tiranës janë numëruar 650 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 2946 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 29 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 75 mijë votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia, të cilës i nevojiten 145 vota për t’ia marrë PD-së.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.