Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë i përforcuar në takimin e radhës me delegacionin Serb më 18 korrik në Bruksel. Presidenti i i Kosovës, Hashim Thaçi do të shoqërohet kësaj radhe në Bruksel edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli. Udhëheqësit kosovarë do të takojnë së bashku Kryediplomaten Federica Mogherinin, kurse takimi Kosovë – Serbi do të zhvillohet ndërmjet dy presidentëve.