Aktualitet

Me çorape në kokë, policia publikon pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës!

Policia publikon pamje nga arrestimi i djeshëm i Ragip Gilës, 28 vjeçarit që pranoi se kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, një ditë më parë. Ai u kap gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, teksa në kokë mbante një çorape dhe në krahë një çantë.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” e “Vjedhja”.

Policia njoftoi zyrtarisht se janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri e të tjera sende të jashtëligjshme.

Ditën e djeshme Gila hyri në një lokal në qendër të Shkodrës dhe qëlloi me automatik, duke vrarë Armando Palin e Geridon Krajën e duke plagosur shënjestrën Erogen Vason dhe një kamariere që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.