Aktualitet

Me letra false përfituan tokën e një personi në Mëzez/ Dy të arrestuar!

Pesë persona u vunë nën masa sigurie nga autoritetet, të dyshuar për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh e shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një pasurie toke në Mëzez të Tiranës. Përmes falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me tre punonjës të ASHK-së, dy prej tyre kaluan në pronësi 2350 m² që i përkisnin një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:

-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç;

-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;

-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.

Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme