Back to the Beginning Celebrities Magazine

Më parë drejtonte një revistë dhe sot nuk e lexon median e shkruar, Melsi Qirici shpjegon arsyen e këtij vendimi!

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

E ftuar në emisionin “Back to the Beginning” këtë javë ka qenë Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kukullave, Melsi Qirici. Një figurë e njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës ka rrëfyer gjithçka rreth karrierës së saj ndër vite, punës së palodhur dhe kujtimeve të bukura…