Aktualitet

“Më preku në pjesët intime”/ 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit Korçë!

Në Korçë, një mjek kirurg i spitalit rajonal u arrestua pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare. Në pranga ra Nikolla Nunka, 72 vjeç, pas kallëzimit të bërë.

Sipas informacioneve paraprake, e reja u paraqit në Urgjencë me dhimbje barku e të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Referuar dëshmisë, vajza ka pretenduar se gjatë kontrolleve mjekësore, kirurgu e preku në pjesë intime, duke e justifikuar veprimin si pjesë të ekzaminimit. Pas marrjes së kallëzimit nga policia, efektivët bënë shoqërimin dhe më pas arrestimin e mjekut.

21-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa pritet që 72-vjeçari të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë. Hetimet për rastin janë në vijim.

Ndërkohë, mësohet se Nikolla Nunka mjeku i ndaluar nga policia për akuzën e “Ngacmimit seksual”, rezulton me precedent penal pasi disa vite më parë është arrestuar nga prokuroria dhe më pas u dënua për akuzën e korrupsionit, nga Gjykata e Korçës.