Së fundmi Sara Hoxha ka qenë duke shijuar disa ditë pushimi në plazh me të voglën e saj Poem Blue. Nëpërmjet InstaStory-ve në Instagram ajo shfaqet shumë aktive duke na e zbukuruar edhe më shumë ditën. Por njerëzve nuk ju ka shpëtuar një detaj, një foto e postuar në Instagramin ku duket perëndimi i diellit.
Më pas, e njëjta foto është postuar edhe nga Erik Fullani. Çifti, i cili ka qënë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre duket sikur po i japin publikut detaje të vogla mbi marrëdhënien e tyre. Edhe pse nga ata nuk ka asnjë deklaratë rreth raportit të tyre, pamjet nuk na lënë më vend për dyshime mbi një lidhje romantike.