“Me rritjen e temperaturave në Europën Jugore dhe rifillimin e fluturimeve sezonale drejt destinacioneve me diell, ndoshta po kërkoni një alternativë për pushimet tuaja të ardhshme verore”, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.
Amalfi dhe vargu i fshatrave të tij shkëmborë të përqafuar nga detet e kaltra, Riviera Franceze dhe Kroacia me udhëtimet e saj piktoreske bregdetare dhe pushimet në ishuj mbeten destinacionet klasike më të frekuentuara nga turistët. Por, ndoshta po kërkoni diçka pak më ndryshe këtë herë, jashtë të zakonshmes, ku të ndërthuren si sharmi historik ashtu edhe shërbime moderne turistike dhe ndoshta plazhe të bukura me rërë të bardhë të ngjashme me Karaibet.
Në një sondazh në TAR kemi pyetur lexuesit se ku po planifikojnë të kalojnë pushimet?
Brenda vendit, ka shumë mundësi – (64%)
Jashtë shtetit – (27%)
Nuk e di akoma – (9%)