Sipas hulumtimeve të reja, çdo cigare që pini, mund t’ju marrë mesatarisht 20 minuta nga jeta juaj, sipas “New York Post”. Studimi, i kryer në “University College London”, përcaktoi se gratë humbasin 22 minuta dhe burrat 17 minuta për çdo cigare që pinë.
Por, lënia e duhanit në çdo moshë mund të bëjë një ndryshim në jetëgjatësinë tuaj dhe heqja dorë nga zakoni i pirjes së 10 cigareve në ditë, do të thotë që vetëm për një javë, ju mund të parandaloni humbjen e një dite të tërë të jetës suaj. Hulumtimi, i autorizuar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Britanië së Madhe, ofron një pamje më të mprehtë për duhanpirësit se më parë.

Vlerësimet e mëparshme ishin se çdo cigare hiqte 11 minuta gjatë gjithë jetës. Hulumtimi i ri tregon se pirja e një pakete me 20 cigare shkurton jetën me gati 7 orë.
Edhe një cigare e vetme në ditë ka një ndikim të madh: pirja e duhanit vetëm një herë në ditë për 10 vjet mund të shkurtojë jetën e një njeriu me 62050 minuta, ose 43 ditë. Për gratë, jeta shkurtohet për 80300 minuta, ose gati 56 ditë.