Bota Celebrities

Më të pasurit bëhen edhe më të pasur/2.2 trilion dollarë më shumë më 2025-ën!

Njerëzit më të pasur në botë po pasurohen gjithnjë e më shumë. Në fakt, në vitin 2025, pasuria e 500 njerëzve më të pasur në botë u shtua me një rekord prej 2.2 trilion dollarësh, pas rritjes së tregut.

Nga aksionet te kriptovalutat e deri te metalet e çmuara e po ashtu, bumi në inteligjencën artificiale rriti ndjeshëm vlerën e zotërimeve të tyre.

Pasuria e njerëzve të pasur globalë, siç raporton Bloomberg bazuar në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, është rritur në 11.9 trilion dollarë.

Edhe një herë, udhëheqësit e kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë ishin ata që hapën shampanjën.

Mjafton të thuhet se një e katërta e pasurisë së re përfundoi në xhepat e vetëm tetë personave, përfshirë shefin e Oracle, Larry Ellison, Drejtorin Ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, bashkëthemeluesin e Alphabet, Larry Page dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Musk, në rrugën e duhur për t’u bërë “trilioneri” i parë falë paketës së mega-kompensimit të Teslës, konfirmoi statusin e tij si njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 622.7 miliardë dollarësh në fund të vitit 2025 dhe një pasuri të kombinuar prej 190.3 miliardë dollarësh.

Ai pasohet nga bashkëthemeluesit e Alphabet Page (269 miliardë dollarë) dhe Sergey Brin (250 miliardë dollarë), Bezos (253.3 miliardë dollarë) dhe Ellison, të cilin Bloomberg e emëroi midis fituesve të vitit 2025, falë një rritjeje prej 57.7 miliardë dollarësh në pasuri, në 249.8 miliardë dollarë.

Kjo falë rritjes së aksioneve të Oracle të regjistruar në shtator, pas planeve për t’u zgjeruar në inteligjencën artificiale, gjë që e lejoi gjithashtu Ellison-in, për një periudhë të shkurtër, të merrte skeptrin e “Scrooge McDuck” global nga Musk-u.