Celebrities

“Më tha thjesht puthemi tek qafa”/ Gerta komenton trekëndëshin e dashurisë: Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh…

Gjatë ‘prime’ të mbrëmshëm, për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë. Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

Ditën e sotme, Gerta dhe Laerti kanë diskutuar lidhur me klipin e parë, teksa banorja u shpreh lidhur me këtë trekëndësh dashurie.

Nuk prekeni fare në krevat e pyeta? Ne gudulisemi te këmba edhe puthemi tek qafa, kaq më tha Egli. Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh.

Kujtojmë, se e ftuar në ‘Fan Club”, Xheneta u shpreh:

Unë nuk ndjej të rikthehem me të. I uroj më të mirat. Nuk besoj që kemi më çfarë të flasim. Unë mendoj që Gjesti nuk më ka dashur, i ka përdorur ndjenjat. E ka pasur lojë, nuk i kam besuar ndjenjave të tij. Më ka paragjykuar gjithmonë. Unë nuk i besoj aspak atij personi. Mendoj se ai për mu ka pasur vetëm tërheqje fizike. Më ka akuzuar në shtëpi, nuk më ka dalë kurrë krah. Më ka paragjykuar vazhdimisht.