Së fundmi, Kim Kardashian ka zbuluar se ajo e ka vuajtur shumë periudhën e shtatëzënisë së parë, kur interneti dhe mediat e krahasonin me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Bëhet fjalë për vitin 2013, kur Kim ishte duke pritur fëmijën e saj të parë, vajzën North, ndërsa Kate priste Princin George.
Gjatë një paraqitjeje në podcastin “We Are Supported By” me drejtuesit Kristen Bell dhe Monica Padman, ajo kujtoi se kishte parë artikuj të lajmeve që e krahasonin atë me një balenë dhe tha se media e “brutalizoi” atë. Kim tha se për këtë shkak nuk i pëlqente të ishte shtatzënë dhe kritikoi trajtimin e mediave ndaj saj.
Ishte vërtet çmenduri. Ata gjithmonë më krahasonin me Kate Middleton, duke thënë se Kate ishte shumë e dobët dhe Kim si balenë, një e dobët dhe një balenë. Ishte diçka aq e keqe. Nuk mendoj se do të ndodhte edhe sot, por më vrau vetëvlerësimin. Unë vërtet nuk mund ta besoj se kjo ishte e pranueshme dhe se kjo ishte në rregull. Por unë qëndroja në shtëpi dhe qaja gjatë gjithë kohës.

Kim Kardashian tha se ajo ishte diagnostikuar me pre-eklampsi ndërsa ishte shtatzënë, gjë që i shkaktonte enjtje në këmbët dhe fytyrën e saj. Kim tregoi gjatë intervistës se ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, që e ndihmoi të mos i interesonte se çfarë mendonin njerëzit.
Unë arrita në një pikë dhe ndoshta ishte për shkak të lidhjes me Kanye, me një person që nuk e vriste mendjen a i pëlqente njerëzve apo jo ose se çfarë opinioni kishin ata për të, mjafton që ai të ndihej mirë me veten. Ai më mësoi mënyrën më të mirë për të qenë vetëvetja dhe për të jetuar në këtë moment.