Së fundmi, ylli i “KUWTK” Kim Kardashian ka zbuluar këshillën më të mirë që ka marrë nga ish-burri i saj, Kanye West. E ftuar në podcastin e aktores Kristen Bell, “We are Supported By” Kim tregoi se Kanye i mësoi se si të jetonte momentin dhe të mos e vriste mendjen se cfarë thonin të tjerët.
Unë arrita në një pikë dhe ndoshta ishte për shkak të lidhjes me Kanye, me një person që nuk e vriste mendjen a i pëlqente njerëzve apo jo ose se çfarë opinioni kishin ata për të, mjafton që ai të ndihej mirë me veten. Ai më mësoi mënyrën më të mirë për të qenë vetëvetja dhe për të jetuar në këtë moment.

Gjithashtu ajo rrëfeu se tani ndihet më e lumtur dhe me më shumë vetëbesim. Ndërkaq, mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se West beson fuqimisht se Kim Kardashian është ende e dashuruar me të. Në mbrëmjen e dytë të promovimit të albumit të tij të ri “Donda”, reperi këndoi këngën e re “Lord I Need You”.
Ajo çfarë fansat vunë re është se në një nga vargjet e këngës, Kanye shprehet se Kim vazhdon që ta dojë. “Koha dhe hapësira janë luks por ti ke ardhur këtu për të më treguar se ende je e dashuruar me mua”, këndoi West. Kardashian së bashku me fëmijët e tyre kanë qenë prezent në dy ditët e promovimit.
Rikujtojmë, se tani që seriali ka përfunduar motrat Kardashian-Jenner duhet të gjejnë mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen dhe pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Kim, por ndoshta pa dëshirën e saj. Ajo ka marrë paralajmërim ligjor pasi veprimi i saj ka kaluar përtej thashethemeve dhe lajmeve në media rozë. Kim ka quajtur kompaninë e saj me një tjetër emër nga ai origjinali. Ka thashetheme se ajo dëshiron ta ndryshojë atë që pas ndarjes nga Kanye West në shkurt.