Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është gjallë, një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai ishte vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev. Vasyl Hrytsak tha se ‘vrasja’ u organizua për të ekspozuar agjentët rusë. Babchenko u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas dhe u kërkoi falje njerëzve.