Dukesha e Sussex-it edhe pse në pritje të ëmbël vazhdon të jetë në krye të detyrës.
Pak orë më parë Meghan Markle u fotografua duke vizituar një qendër bamirësie që u siguron vajzave dhe grave mundësi punësimi dhe zhvillimi në karrierë.
37-vjeçarja me thjeshtësinë që e karakterizon u shfaq në këtë vizitë me një fustan të zi që i rrinte pas trupit e ku dukej qartë barku i saj i fryrë që e përkëdhelte herë parë here.
Duka dhe Dukesha do të mirëpresin në pranverë fëmijën e tyre të parë megjithatë, deri tani ata kanë vendosur të mos e zbulojnë gjininë e bebes.