Një tjetër dramë familjare duket se po trondit dinastinë e famshme Beckham. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, është në qendër të spekulimeve për një përçarje të thellë me familjen, duke nxitur krahasime me largimin e Princit Harry nga familja mbretërore britanike.
Brooklyn ka munguar në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme familjare të kohëve të fundit, përfshirë festimin e 50-vjetorit të babait të tij dhe ditëlindjen e 21-të të vëllait, Romeo.
Vendimi i tij për të mos marrë pjesë ka ngjallur dyshime për tensione brenda familjes, sidomos mes bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, dhe nënës së tij, Victoria Beckham.
Për më tepër, prania e Kim Turnbull – ish-e dashura e Brooklyn-it dhe aktualisht partnerja e Romeos – në festën e ditëlindjes së David-it, ka shtuar zërat se Brooklyn dhe Nicola kanë zgjedhur qëllimisht të qëndrojnë larg.
Krahasime me Princin Harry dhe Meghan Markle
Ekspertja e çështjeve mbretërore, Samara Gill, ka komentuar se kjo situatë i ngjan “Megxit”-it të famshëm, duke sugjeruar se Brooklyn po ndjek të njëjtën rrugë si Princ Harry – një largim nga bërthama familjare për të ndërtuar një jetë të re me partneren e tij në SHBA. Tashmë, kjo situatë po cilësohet nga komentatorët si “Megxit 2.0.”
Shtresa tjetër e kësaj historie lidhet me një darkë të fundit mes Brooklyn-it dhe Nicolas me Princin Harry dhe Meghan Markle në rezidencën e çiftit në Montecito.
Takimi ndodhi vetëm pak ditë pas ditëlindjes së David-it, të cilën ata e anashkaluan. Burime të afërta me çiftin Sussex thonë se mbrëmja ishte mbështetëse dhe e sinqertë, me Nicola dhe Meghan që ndanë përvojat e tyre rreth presionit mediatik dhe fajësimeve familjare.
Zhvendosja në SHBA dhe distanca nga familja
Brooklyn, i martuar me Nicola Peltz që nga prilli i vitit 2022, jeton tashmë në SHBA dhe po shihet gjithnjë e më larg ndikimit të prindërve të tij.
Kritikët e kanë vënë re distancimin e tij, duke theksuar ndikimin e jetës luksoze të familjes Peltz, ku babai i Nicolas, miliarderi Nelson Peltz, zotëron tituj të mëdhenj në botën e biznesit dhe korporatave.
A është kjo një shkëputje e përkohshme apo fillimi i një ndarje të qëndrueshme?
Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: familja Beckham po përballet me një tjetër sfidë publike, ku çdo lëvizje e tyre po ndiqet nga afër nga sytë e mediave dhe publikut.