Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn Beckham, ka zgjedhur të mos përmendë vjehrrën e saj, Victoria Beckham, në një dedikim për Ditën e Nënës, duke i shtuar më tej spekulimeve për marrëdhënie të tensionuara brenda familjes.
Në një postim në Instagram Story, aktorja i kushtoi fjalë të ndjera vetëm nënës së saj, Claudia Heffner Peltz, dhe gjyshes së ndjerë.
Je bota ime, mami… modeli im në çdo aspekt
– shkroi ajo, duke shprehur dashuri dhe mirënjohje të thellë për të.
Në vijim, Nicola ndau edhe një kujtim prekës me gjyshen e saj, duke theksuar se kjo ishte Dita e parë e Nënës pa të dhe se e kishte përjetuar me shumë dhimbje.
Sipas burimeve për mediat amerikane, Nicola nuk është dakord me mënyrën si David dhe Victoria e trajtojnë Brooklyn-in dhe thuhet se ka pasur debate të ashpra mes tyre. Madje, çifti nuk mori pjesë as në festën e 50-vjetorit të David Beckham në Londër, një tjetër shenjë e përçarjes së mundshme.
Burime pranë familjes Beckham kanë thënë për Page Six se ata e duan Brooklyn-in, por janë lodhur nga drama.
Victoria dhe David thjesht duan që djali i tyre të kujtojë kush është dhe si është rritur
Brooklyn dhe Nicola, të martuar që prej prillit 2022, nuk janë parë në publik me familjen Beckham pothuajse që nga festat e fundvitit, çka vetëm sa i shton dyshimet për një përçarje në rritje.