Një grup policor në Meksikë u vu në pranga, pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një kandidati për kryetar bashkie në qytetin Ocampos. Fernando Huárez, 64 vjeç, u qëllua të enjten e kaluar për vdekje nga persona të panjohur, në një nga pronat e tij. Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të 1 korrikut. Huarez ishte një biznesmen i suksesshëm me pak përvojë politike.