Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ka lançuar një kriptomonedhë të re me emrin $MELANIA, një ditë pas publikimit të kriptomonedhës së bashkëshortit të saj, Donald Trump, e quajtur $Trump.
Ky hap vjen në prag të inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara dhe ka shkaktuar një rritje të konsiderueshme në treg, ndonëse ndodhen gjithashtu luhatje të mëdha çmimesh.
Sipas të dhënave nga CoinMarketCap, $Trump ka arritur një vlerë tregu prej rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $MELANIA ka një vlerë prej 1.7 miliardë dollarë. Ky lançim vjen pas premtimeve të Donald Trump gjatë fushatës së tij për të mbështetur kriptovalutat, përfshirë pranimin e tyre si donacione dhe planin për të krijuar një rezervë strategjike në Bitcoin.
Pas fitores së Trump në zgjedhjet e 2024, çmimi i Bitcoin arriti nivele rekord, duke arritur në 140,000 dollarë për një njësi.
Përveç këtyre kriptomonedhave, monedha të tjera të njohura si Dogecoin, të cilën e ka promovuar Elon Musk, kanë regjistruar gjithashtu rritje të ndjeshme gjatë këtij viti.