Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

Melania Trump kritikohet për veshjen në darkën e guvernatorëve/FOTO!

Melania Trump është përballur me kritika në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në darkën e guvernatorëve të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, një event me kod veshjeje formal. Zonja e Parë zgjodhi të paraqitej me pantallona argjendi, të kombinuara me një bluzë të zezë elegante.

Ndërsa pjesa më e madhe e të ftuarve ishin veshur me fustane të gjatë mbrëmjeje dhe smokingë klasikë, disa komentues e konsideruan zgjedhjen e saj si të papërshtatshme për një darkë black tie. Në rrjetin X nuk munguan ironitë dhe krahasimet, ku disa përdorues e cilësuan veshjen si të tepruar për rastin.

Megjithatë, shumë mbështetës nxituan ta mbrojnë, duke vlerësuar stilin e saj dhe guximin për të zgjedhur pantallona në vend të një fustani tradicional. Sipas tyre, paraqitja e Melanias ishte moderne, elegante dhe në përputhje me imazhin e saj publik. Eventi u zhvillua më 21 shkurt dhe në të morën pjesë vetëm guvernatorë republikanë. Gjatë fjalës së tij, Trump bëri edhe një koment për dokumentarin e fundit të bashkëshortes, duke e quajtur me humor yll filmi.

Rikujtojmë, se dokumentari “Melania”, i cili fokusohet te Melania Trump dhe ditët para inaugurimit të dytë të Donald Trump si president i SHBA-së, pati një debutim më të mirë se sa pritej në kinema. Filmi arriti të arkëtojë rreth 6.5 milionë euro në fundjavën e parë, duke tejkaluar parashikimet fillestare që llogariteshin mes 2.8 dhe 4.7 milionë euro. Ky rezultat konsiderohet i suksesshëm për një dokumentar politik, sidomos duke pasur parasysh se u shfaq në gati 1.800 kinema në SHBA, gjë e pazakontë për këtë zhanër.