Auto & Moto

Mercedes-AMG vë në prodhim versionin e frymëzuar nga Formula 1!

Gjashtë muaj pasi e tregoi atë si koncept, Mercedes-AMG sapo zbuloi PureSpeed, një version pa çati të SL63. Duket në thelb identike me makinën koncept, me një pamje të frymëzuar nga Formula 1. Mercedes planifikon të bëjë 250 shembuj si pjesë e serisë së tij të re “Mythos” të modeleve ultra të kufizuara. Bëhet e ditur se Halo është një pjesë plotësisht strukturore e bërë nga çeliku dhe në thelb identike me SL63, e kompletuar me një version 577 kuaj fuqi, një motor V8 4.0 litërsh dhe një transmision me nëntë shpejtësi.

Marka ende nuk e ka zbuluar çmimin e modelit. Nodh shpesh që makina të kufizuara si kjo, janë tashmë të shitura në kohën kur zbulohen për publikun e gjerë.

AMG tashmë ofron një version të ri të Mercedes EQE SUV, por tani marka po përgatit një tjetër krejtësisht elektrik. Në vend që të përmirësojë një Benz ekzistues, marka po zhvillon një SUV të veçantë me performancë të lartë. Ai do të vendoset në platformën e dedikuar AMG.EA dhe do të jetë një model me përmasa të plota. Koncepti i Vision AMG i vitit 2022 na jep një ide se si mund të duket AMG elektrike në të ardhmen. Për momentin, dihet se “është AMG së pari, e dyta tërësisht elektrik”.

Mercedes ka arritur një sukses të ri me versionin elektrik të sedanit të tij më të vogël, CLA, i cili ka vendosur një rekord botëror. Ky model i ri ka arritur të përshkojë 3,715 kilometra brenda 24 orëve, duke mundur kështu rekordin e mëparshëm të Porsche Taycan, i cili në vitin 2019 kishte përshkuar 3,424 kilometra në të njëjtën pistë testimi në Nardo, Itali.