Meriton Mjekiqi refuzon të flasë për lidhjen me Ilnisa Agollin? Ajo bën reagimin e papritur!

Ish-finalisti i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi, ishte i ftuar sot në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, por nuk pranoi të komentonte marrëdhënien e tij të kaluar me Ilnisa Agollin.

Pas transmetimit, Ilnisa reagoi në Instagram me një postim ku shkroi:

Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit

duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe duke nxitur spekulime të reja rreth ish-banorëve.

Gazetarët e kontaktuan Ilnisën për të sqaruar qëllimin e postimit, dhe ajo deklaroi:

Ky status ishte fare i qartë që historia ka përfunduar para një viti. Nuk ka nevojë për koment. Për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet.

Kur u pyet nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa u shpreh me vendosmëri:

Nuk shquhem si njeri që pendohem.