Bota

Merkel jep një lajm për refugjatët sirianë

Rikthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre mund të bëhet vetëm duke u koordinuar me OKB-në. Kështu deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj dy ditore në Liban ku kjo çështje është në zemër të shqetësimeve të këtij vendi. Libani me katër milionë banorë, fqinj i Sirisë që është në luftë, pret numrin më të lartë të refugjatëve në botë në raport me popullsinë e tij.