Horoskopi

Mërkuri shkakton telashe deri në fund të muajit, tregoni kujdes!

Pas dy ditësh fillon periudha e Mërkurit në lëvizje retrogradë, me pengesa në komunikim, vonesa dhe rrëmujë. Kjo periudhë zgjat deri më 29 nëntor, ndaj ekspertët astrologjikë paralajmërojnë që të tregoni kujdes me vendimet e rëndësishme.

Mërkuri, planeti që ndikon në komunikim, teknologji dhe udhëtime, po shkakton telashe e mund të vëreni:

• Konflikte apo keqkuptime në komunikim;

• Mosfunksionime të pajisjeve elektronike;

• Vonesa në udhëtime apo trafik;

• Probleme me kontratat dhe dokumentet ligjore.

Çfarë duhet shmangur gjatë Mërkurit retrogradë?

• Mos nënshkruani kontrata të rëndësishme, pasi mund të ketë informacione të paqarta ose detaje të fshehura;

• Mos blini pajisje elektronike të shtrenjta, si telefona apo kompjuterë, pasi mund të kenë defekte;

• Mos nisni projekte të reja apo bashkëpunime të mëdha;

• Mos udhëtoni pa kontrolluar dy herë rezervimet dhe dokumentet;

• Mos hyni në biseda serioze apo negociata të rëndësishme, për të shmangur keqkuptimet.

Çfarë është e këshillueshme të bëni?

Në vend të veprimeve të reja, astrologët sugjerojnë të përqendroheni në:

• Rishikimin e planeve dhe projekteve të vjetra;

• Përfundimin e punëve të pambyllura;

• Riparimin e gjërave të prishura;

• Rikthimin e kontakteve me miq ose bashkëpunëtorë të mëparshëm;

• Reflektimin dhe analizën përpara se të merrni vendime të reja.

Edhe pse Mërkuri retrograd shpesh shoqërohet me shqetësime, ekspertët theksojnë se kjo periudhë mund të jetë një mundësi për rishikim, vetëanalizë dhe përfundim të çështjeve të mbetura pezull.