Ende nuk keni gjetur personin e duhur, por ndoshta duhet të ktheheni nga yjet. Astrologët thonë se harta juaj e lindjes është e mbushur me shenja që mund t’ju tregojnë ku dhe si mund të takoni shpirtin tuaj binjak, por nëse dini ku të shikoni. Një TikTok viral tregon se një takim i tillë, nuk ndodh rastësisht.
Brenda shtëpisë së 7-të të marrëdhënieve në hartën tuaj, shenja të vogla mund të zbulojnë se ku dhe si mund të kryqëzoni rrugët me të duhurin/ën.
Nëse keni Demin në shtëpinë tuaj të 7-të, një shenjë toke që e do qëndrueshmërinë, partnerin/en mund ta takoni kur jeta juaj ndjehet e qetë dhe e ekuilibruar.
Nëse keni Binjakët, një shenjë ajri dhe shumë sociale, mund të takoni dikë në një mbledhje shoqërore, përmes miqve ose online.
Nëse keni Gaforren, shenjë e kujdesit dhe mbrojtjes, partneri i ardhshëm do t’ju duket menjëherë i njohur, edhe mes një grumbulli njerëzish.
Shtëpi në astrologji?!
Harta juaj e lindjes formohet në momentin e saktë të lindjes: muaj, ditë, vit, orë dhe vend. Astrologët e ndajnë qiellin në 12 zona, (shtëpi) dhe secila shtëpi përfaqëson një aspekt të jetës.
1: vetja
2: financat
3: komunikimi
4: shtëpia
5: krijimtaria
6: shëndeti
7: marrëdhëniet
8: transformimi
9: idetë e mëdha
10: imazhi publik
11: komuniteti
12: pavetëdija
Shih shtëpinë tënde të 7-të për dashurinë
Shtëpia e 7-të, e sunduar nga shenja romantike e Peshoreve, lidhet natyrshëm me martesën, dashurinë dhe partneritetet. Bëni një lexim të hartës suaj të lindjes dhe gjeni shenjën që bie në këtë shtëpi. Do t’ju japë pistat e para, si dhe ku do të takoni partnerin/en.
Nëse keni Dashin, përqafoni energjinë e pasionit, aventurës dhe rreziqeve, dikush që ju bën të ndiheni të gjallë dhe të emocionuar mund të jetë njeriu i duhur.
Nëse keni Luanin, mund ta takoni në një festë ose një moment kur ndiheni veçanërisht të sigurt dhe tërheqës.
Nëse keni Bricjapin, ndoshta dashuria lind në punë, gjatë lidhjeve profesionale ose në shkollë.
Edhe planetët kanë rëndësi
Mos harroni se planeti sundues i shenjës suaj, gjithashtu tregon ndikime të tjera. Për shembull, nëse shtëpia juaj e 7-të ka Akrepin që sundohet nga Plutoni dhe Marsi, shikoni ku gjenden këta planetë të tjerë në hartën tuaj, ata mund t’ju tregojnë se dashurinë mund ta gjeni përmes karrierës, rolit publik ose situatave transformuese në jetë.