Celebrities Gossip Showbiz

Merr fund lidhja 3-vjeçare e Austin Butler me Kaia Gerber?

Aktori Austin Butler dhe modelja Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, thuhet se kanë përfunduar lidhjen e tyre trevjeçare. Sipas raportimeve të TMZ, ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fund të vitit 2024.

Shenjat e një ndarje filluan të shfaqen kur Kaia u pa duke kaluar pushimet në Meksikë me familjen e saj, ndërsa Austin nuk ishte i pranishëm. Burimet pohojnë se ndarja mes tyre ka qenë miqësore dhe se nuk ka pasur asnjë problem serioz mes dyshes, e cila thjesht ka përfunduar natyrshëm pas disa viteve bashkë.

Lajmi i ndarjes është edhe një shpjegim për faktin që Kaia nuk solli një partner gjatë udhëtimit të fundit në Los Cabos, ku vëllai i saj Presley Gerber po shoqërohej nga e dashura e tij, Isabella Jones. Prindërit e Kaias, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, i janë bashkuar gjatë pushimeve.

Austin dhe Kaia ishin aluduar për një lidhje që në dhjetor 2021, kur aktori u pa duke biseduar me prindërit e Kaias në një sfilatë mode, ku ajo po performonte. Ata u shfaqën më shpesh bashkë dhe konfirmuan marrëdhënien e tyre në shkurt 2022, kur festuan Ditën e Shën Valentinit. Çifti pati paraqitjen e parë publike në mars 2022 në festën e Oscars të revistës W dhe debutuan në tapetin e kuq në Met Gala në maj të të njëjtit vit.

Përpara lidhjes me Austin, Kaia ka pasur një lidhje me aktorin e “Euphoria”, Jacob Elordi, dhe është frekuentuar për disa muaj me komedianin Pete Davidson.

Ndërkohë, Austin ishte në një lidhje për një periudhë të gjatë me aktoren Vanessa Hudgens, para se të ndaheshin në vitin 2020.