Sport

Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman

Kancelari gjerman Friedrich Merz është përballur me kritika në rrjetet sociale pas një postimi në platformën X, ku vlerësoi kombëtaren e Gjermanisë pavarësisht eliminimit të saj nga Kupa e Botës.

“Edhe pse eliminimi dhemb: çfarë ndeshjeje. Me përkushtimin dhe frymën tuaj të ekipit në këtë Kupë Bote, ju e keni emocionuar vendin tonë. Jemi krenarë për ju”, shkroi Merz.

Mesazhi i kancelarit nxiti reagime të shumta kritike, me shumë komentues që e konsideruan vlerësimin e tij të papërshtatshëm pas paraqitjes së dobët të ekipit.

Mes kritikëve ishte edhe komediani Oliver Pocher, i cili reagoi në Instagram duke ironizuar postimin e Merz. Ai tha se shpresonte që llogaria e kancelarit të ishte hakuar, duke shtuar se kombëtarja kishte zhvilluar një “performancë katastrofike” dhe se nuk kishte asgjë për t’u festuar.

Pocher shtoi se një vlerësim i tillë nga kancelari ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si ai gjykon çështje të tjera me rëndësi.