Gossip Showbiz

Mesazh i koduar nga motra e Nicola Peltz? Postimi që ndezi dyshimet për planet sekrete të Brooklyn Beckham?

Një postim misterioz në Instagram nga Brittany Peltz, motra e Nicola Peltz, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, vetëm pak orë pasi dolën raportime se Nicola dhe bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham, po planifikojnë të adoptojnë një fëmijë.

Brittany ndau me ndjekësit një mesazh emocional që shumëkush e interpretoi si një mbështetje të heshtur për motrën e saj dhe vendimet e saj personale.

Ajo ëndërr është mbjellë në zemrën tënde për një arsye. Besoji

-shkruhej në postim, një frazë që u lexua si një sinjal i qartë për planet e çiftit.

Sipas burimeve pranë Brooklyn dhe Nicola, çifti ka zhvilluar disa biseda serioze rreth krijimit të familjes, përfshirë edhe adoptimin e të paktën një fëmije, në mes të tensioneve të vazhdueshme me familjen Beckham.

Brooklyn, 26 vjeç, vijon të jetë i distancuar nga prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, pas përplasjes publike që shpërtheu muajin e kaluar.

Brittany Peltz, nënë e dy fëmijëve dhe sipërmarrëse në industrinë e veshjeve për fëmijë, njihet për lidhjen e ngushtë që ka me Nicola-n dhe ishte e pranishme edhe në dasmën e saj me Brooklyn në vitin 2022.

deklaratën e gjatë dhe të fortë që Brooklyn publikoi së fundmi, ai la të kuptohej qartë se dëshiron të ndërtojë një të ardhme familjare me Nicola-n, larg presionit mediatik dhe konflikteve.

Ne duam vetëm paqe, privatësi dhe lumturi për familjen tonë të ardhshme

-shkruante ai.

Burime të afërta me çiftin kanë treguar se të dy ndihen të privilegjuar nga jeta që kanë dhe dëshirojnë të japin diçka mbrapsht, duke ofruar një jetë më të mirë për një fëmijë në nevojë. Ata kanë diskutuar gjatë për këtë ide dhe janë plotësisht në një mendje.

Ndërkohë, ky zhvillim raportohet se është një goditje e rëndë emocionale për David dhe Victoria Beckham, të cilët gjithmonë kanë shprehur dëshirën për t’u bërë gjyshër, por që rrezikojnë të mbeten jashtë jetës së nipërve apo mbesave të ardhshme.

Postimi i thjeshtë i Brittany-t, pa asnjë shpjegim shtesë, duket se ka thënë më shumë sesa fjalët, dhe ka ndezur edhe më shumë spekulimet rreth hapit të madh që Nicola dhe Brooklyn mund të hedhin së shpejti.