Kate Cassidy ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një dedikim prekës për Liam Payne, duke e uruar “shokun e saj më të mirë” për Shën Valentin, edhe pse këngëtari ndërroi jetë në vitin 2024.
Influencerja 26-vjeçare publikoi në Instagram një foto polaroid të një momenti të lumtur që kishte kaluar me ish-anëtarin e One Direction, duke shkruar:
Gëzuar Shën Valentinin për shokun tim më të mirë, nga larg
Kjo është dita e dytë e të dashuruarve që Kate e kalon pa artistin, i cili humbi jetën në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Sipas raportimeve, në organizmin e tij u gjetën alkool dhe kokainë.
Çifti kishte qenë në një lidhje për dy vite para vdekjes së këngëtarit, ndërsa Kate ka ndarë shpesh me ndjekësit përjetimet e saj për dhimbjen dhe humbjen. Ajo ka deklaruar më herët se çdo partner i saj në të ardhmen duhet të pranojë faktin se do ta dojë gjithmonë Liam.
Do të flas gjithmonë për Liamin, do të qesh dhe do të qaj për të. Ai ishte një pjesë shumë e madhe e jetës sime dhe njeriu me të cilin mendoja se do të kaloja gjithë jetën
-është shprehur ajo në një reagim publik.
Dedikimi i saj i fundit ka prekur fansat e artistit, duke rikthyer edhe një herë kujtimet për këngëtarin dhe historinë e tyre të dashurisë që vazhdon të jetojë në kujtesën e saj.