Me një mesazh nga shtëpia, kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë shoferët të mos shkelin regjimin e mosqarkullimit, se në të kundërtën do t’iu hiqet patenta e nuk lejohen të rinisin kursin për disa vite. Një paralajmërim kishte dhe për dyqanet ushqimore e farmacitë, që të mos rrisin çmimet e produkteve. “Kush thyen emergjencën mund të humbasë patentën apo të ndalohet të futet në shkollë. Kush rrit çmimet apo barnat, mund ta humbasin liçencën. Ka një sërë masash të reja, për ata që në vijim kujtoj se mund të shkelin rregullat. Le t’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit, të veçuar nga njëri-tjetri si kurrë më parë dhe bashkë si kurrë”, – tha Rama.