Një prirje e re po merr gjithnjë e më shumë terren në botën perëndimore: burrat po vonojnë gjithnjë e më tepër momentin për t’u bërë prindër. Sipas një raporti të fundit, 41% e baballarëve të rinj janë tani mbi moshën 35 vjeç – përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Por përse po ndodh kjo? Sipas ekspertëve, faktorët kryesorë përfshijnë pasigurinë ekonomike, fokusin tek zhvillimi i karrierës dhe dëshirën për një pjekuri emocionale më të thelluar.
Sot, shumë burra ndihen të gatshëm të bëhen prindër vetëm pasi kanë arritur stabilitet financiar, vetëbesim personal dhe kanë krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme
-thonë specialistët.
Kjo vonesë, megjithatë, nuk është pa rreziqe. Mjekët paralajmërojnë se fertiliteti mashkullor bie me kalimin e moshës dhe se rritet rreziku për probleme shëndetësore tek fëmija apo prindi.
Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: imazhi i atësisë po ndryshon.
Baballarët e sotëm janë më të vetëdijshëm, më të përfshirë dhe më të përgatitur për sfidat e prindërimit se kurrë më parë.