Showbiz

Mësimi nga shtëpia, kjo është platforma e re ku duhet të regjistrohen nxënësit dhe studentët

Pasi tashmë janë regjistruar 11 raste dhe 1 viktimë nga Koronavirus në vendin tonë, Shqipëria është përfshirë në hartën e shteteve të rrezikuara.

Menjëherë qeveria ka marrë masa për mbylljen e shkollave, klubeve të natës, palestrave dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë sa më shumë të munden brenda në shtëpi.

Ajo çfarë përbën problem është prapambetja në mësime të nxënësve dhe studentëve të cilët prej javësh ndiqnin mësimin edhe të shtunave për shkak të gjendjes së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.

E teksa të gjithë po marrin masat e nevojshme, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zbuluar portalin online ku nxënësit dhe studentët mund të ndjekin mësimin për sa kohë shkollat dhe universitetet do të jenë të mbyllura.

Platforma online quhet Akademia.al dhe mjafton që secili prej jush të regjistrohet duke i’u përgjigjur fillimisht një pyetsori dhe plotësimin e të dhënave që kërkohen.

Më pas të gjithë mund të marrin lehtësisht mësimet dhe leksionet si dhe të shkëmbeni pyetje për çdo paqartësi në lidhje me mësimet.