Aktualitet

Ilir Meta la burgun për ceremoninë mortore të babait!

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, la paraburgimin nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Me leje të miratuar nga SPAK-u, Meta merr pjesë në varrimin që zhvillohet në Çepan të Skraparit, si edhe në drekën mortore.

Sipas burimeve, në paraburgim rikthehet pasdite, ndërsa nesër do të përfitojë një tjetër leje, nga ora 09:00 deri më 21:00, për të qenë i pranishëm në pritjet e ngushëllimeve që familja organizon në Tiranë.

Kujtojmë se ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024.