Një top zjarri në qiellin mbi Georgia u identifikua si një meteor dhe një pjesë e tij u përplas në çatinë e një shtëpie. Shoqata Amerikane e Meteorëve e përshkroi meteorin si një bolid, një meteor veçanërisht i madh dhe i ndritshëm që krijon një bum zanor ndërsa bie. Menaxhimi i Emergjencave të Qarkut Henry raportoi se një pjesë e tij goditi një shtëpi në McDonough, duke hapur një vrimë në çati. Nuk u raportuan të lënduar.
Ndërkaq, temperaturat e larta kanë prekur një pjesë të Evropës Jugore këtë javë, ndërsa agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka parashikuar zgjatjen e valës së të nxehtit edhe në ditët në vijim me temperatura që shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit ka përfshirë gjithashtu Portugalinë, vendet e Ballkanit ndërsa Franca pas disa ditëve të nxehta po përjeton përmbytje.
Një stuhi e dhunshme goditi vendin të mërkurën, shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan kaos në rrugë. Pamjet filmike treguan vija rrufesh që i jepnin qiellit mbi Paris një nuancë të verdhë të çuditshme, në total raportohet të jenë shkrepur 39 mijë rrufe në të gjithë vendin. Stacionet e metrosë dhe disa rrugë në kryeqytet mbetën nën ujë për shkak të shiut të rrëmbyeshme.