Sipas mjekësisë kineze masazhi i pikës midis vetullave mund të ndikojë shumë mirë në shëndetin tonë dhe në gjendjen e mirë shpirtërore. Me masazhin e kësaj zone përmirësohet përqendrimi, ulet tendosja, largohet dhembja e kokës dhe relaksohen sytë. Praktikuesit e mjekësisë kineze gjithashtu janë të bindur që masazhi i pikës midis vetullave forcon intuitën. Shtypeni lehtë gishtin tregues midis vetullave dhe lëvizeni gishtin në linjë vertikale përafërsisht 3 centimetra gjatësi. Bëni kështu 45 deri 60 sekonda dhe do të filloni t’i ndieni rezultatet e masazhit, përkatësisht ndrydhjes së kësaj pike “magjike”. Pika quhet Yintang dhe gjendet në pozitën të cilën shumë kultura e quajnë syri i tretë. Pika, shumë herë është treguar efikase për qetësimin dhe vënien në gjumë të bebeve.
Në atë rast i bëhet masazh me gishtin tregues në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës. Ekspertët sqarojnë që ky veprim ndikon sepse në atë mënyrë aktivizon pjesën e trurit e cila ndihmon në uljen e tendosjes nervore. Vlen të theksohet edhe që ndikon kënaqshëm në dukjen e lëkurës, posaçërisht përreth syve dhe gojës dhe nxit rigjenerimin e lëkurës.