Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 45 të tjerë u plagosën si pasojë e rrëqitjeve të dheut në një minierë në Mianmar. Minatorët ishin duke gërmuar për minerale të çmuara, kur ndodhi rrëshqitja, e cila bllokoi minierën që gjendet në veri të vendit. Ekipet e shpëtimit ndërprenë operacionet e kërkim-shpëtimit për të rifilluar sërish ditën e nesërme. Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në rajonin Hpakant, që prej vitit 2015.