Gjatë episodit të ri të podcast-it të saj, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama zbuloi për dëgjuesit se po kalon një gjendje të lehtë ankthi dhe depresioni.
Ditët e vështira të pandemisë, masat e rrepta kundër Koronavirusit, izolimi dhe distancimi social po ndikojnë shumë tek gjumi dhe frymëmarrja që rrjedhimisht të çojnë në ankth e depresion.
Ajo është gjithashtu shumë e trishtuar për ngjarjet e vështira globale, racizmin në SHBA, protestat e shumta të dhunshme në vende të ndryshme të botës si dhe keq-qeverisja e Donald Trump.
“Duhet të them, se të zgjohesh dhe të dëgjosh lajmet, të zgjohesh e të shohësh nëse qeveria është përgjigjur ose jo, të zgjohesh me një tjetër histori të një njeriu me ngjyrë që në një mënyrë apo tjetrën është ç’njerëzuar, lënduar, vrarë ose akuzuar padrejtësisht për diçka, është rraskapitëse. E gjithë kjo më ka bërë të ndiej një peshë që u bë kohë që nuk e ndiej në jetën time.” -tha ajo.