Tech

Microsoft ndërpret projektin miliarda dollarësh, shkak tarifat e Donald Trump!

Gjigandi i teknologjisë Microsoft ka ndryshuar totalisht kursin e tij të investimeve. Pas vendosjeve të tarifave të Donald Trump, kompania ka ndërprerje projektin prej 1 miliardë dollarësh. Projekti i parashikonte ndërtimin e një qendre të dhënash në Ohio dhe ishte menduar të krijonte 400 vende pune në ndërtim dhe qindra vende pune me kohë të plotë. Ndërprerja e projektit vjen pasi analistët paralajmëruan se tarifat reciproke gjithëpërfshirëse të Trump për furnizuesit e pajisjeve teknologjike mund të pengojnë përpjekjet miliarda dollarësh të Big Tech për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në vend.

Është parashikuar gjithashtu që pas tarifave të vendosura të trefishohet çmimi i iPhone. Lëvizja vjen pasi analistët paralajmëruan se tarifat reciproke gjithëpërfshirëse të Trump për furnizuesit e pajisjeve teknologjike mund të pengojnë përpjekjet miliarda dollarësh të Big Tech për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në vend.

Ndërkaq, Microsoft po punon për një funksion të ri për Windows 11 që do të ndihmojë në shpjegimin se si mungesa e RAM-it ose një GPU më i dobët mund të ndikojë në performancën e kompjuterit tuaj. Windows 11 bëhet me opsionin Quick Recovery, e cila rregullon kompjuterët që nuk ristartohen. Në vitin 2024, Microsoft njoftoi Quick Machine Recovery, një veçori e re që duhet t’u sigurojë përdoruesve një mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë për të rregulluar një kompjuter që nuk mund të ristaroj.