Tech

Microsoft ofron shërbime falas për të rritur sigurinë kibernetike të qeverive evropiane!

Microsoft u ka ofruar falas qeverive evropiane një program sigurie kibernetike, për të forcuar mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve kibernetike, përfshirë ato të përforcuara nga inteligjenca artificiale. Pas një rritjeje të sulmeve kibernetike në Evropë, shumë të lidhura me aktorë të sponsorizuar nga shtete si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, programi synon të rrisë ndarjen e inteligjencës mbi kërcënimet e bazuara në AI dhe të ndihmojë në parandalimin dhe ndërprerjen e sulmeve.

“Nëse mund të sjellim më shumë në Evropë nga ajo që kemi zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, kjo do të forcojë mbrojtjen e sigurisë kibernetike për më shumë institucione evropiane”-tha presidenti i Microsoft, Brad Smith për Reuters në një intervistë. “Do të shihni gjëra të tjera që po bëjmë më vonë gjatë muajit”-shtoi Smith. Gjithnjë e më shumë, sulmuesit përdorin AI gjeneruese, për të amplifikuar shkallën dhe ndikimin e operacioneve të tyre që variojnë nga ndërprerja e infrastrukturës kritike deri te përhapja e dezinformimit.

Edhe pse aktorët keqdashës e kanë përdorur AI-në si armë, Smith tha se AI gjithashtu ofroi mjete mbrojtëse. “Nuk mendojmë se kemi parë AI që i ka shpëtuar aftësisë sonë për të zbuluar përdorimin e AI-së ose kërcënimet në një kuptim më të gjerë”-tha Smith. “Qëllimi ynë duhet të jetë që AI të përparojë si një mjet mbrojtës më shpejt sesa përparon si një armë sulmuese”-shtoi ai. Microsoft gjurmon çdo përdorim dashakeq të modeleve të AI-së, që publikon dhe parandalon kriminelët e njohur kibernetikë nga përdorimi i produkteve të saj të AI-së.

Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian (DMA). Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Përdoruesit do të kenë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, si dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë.