Tech

Microsoft po fton përdoruesit e kompjuterëve të blejnë Copilot+!

Microsoft vazhdon t’i shtyjë njerëzit të zgjedhin kompjuterin Copilot+. Këtë herë, është një postim në blogun zyrtar me titull “Kompjuterët Copilot+ janë kompjuterët më të fuqishëm me Windows të prodhuar ndonjëherë. Tani ata kanë më shumë veçori të inteligjencës artificiale për t’ju ndihmuar çdo ditë”. Ky njoftim është, në thelb, një “letër dashurie” e gjatë nga vetë kompania rreth arsyes pse përdoruesit e Windows 10 duhet të blejnë një kompjuter Copilot+. Postimi përfundon me një përmendje të drejtpërdrejtë të njerëzve që përdorin sisteme operative më të vjetra, duke i bindur ata se kompjuterët Copilot+ ofrojnë “vlerë të jashtëzakonshme” dhe se tani është “koha më e zgjuar për të blerë një kompjuter të ri”.

Kompania po u tregon gjithashtu përdoruesve të Windows 10 dritare të mëdha pop-up me ekran të plotë, për t’i bindur ata të blejnë një kompjuter me Windows 11. Pretendohet se përdoruesit mund të “përmirësojnë blerjen e tyre” duke zgjedhur një kompjuter Copilot+, në vend të një kompjuteri të rregullt. Në muajt e mëparshëm, Microsoft i ka bezdisur përdoruesit e Windows 10 që të përditësojnë në Windows 11, por nuk është përqendruar shumë në këndvështrimin Copilot+.

Ndërkaq, e ardhmja duket premtuese dhe ndoshta më pak stresuese për punonjësit e së nesërmes. Sipas një parashikimi të ri nga Microsoft, zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale do të sjellë një transformim të thellë në mënyrën si punojmë. Në vend që të jemi thjesht ekzekutues detyrash, do të bëhemi menaxherë të agjentëve virtualë. Gjiganti i teknologjisë parashikon krijimin e një forme të re organizimi biznesi, të quajtur “kompani të kufirit” (frontier firms), ku punonjësit njerëzorë do të punojnë krah për krah me agjentë të inteligjencës artificiale.