Thuhet shpesh se koha shëron gjithçka dhe kjo duket të jetë e vërtetë edhe për marrëdhënien mes Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus. Pas divorcit të prindërve të saj, Miley qëndroi pranë nënës, Tish Cyrus, duke u distancuar nga i ati. Kanë kaluar tre vite që atëherë, dhe duket se gjërat kanë nisur të përmirësohen.
Së fundmi, Billy Ray Cyrus është përpjekur të afrohet me vajzën e tij, duke folur publikisht me krenari për të dhe duke përmendur edhe albumin e tij të ri, Something Beautiful. “Jam shumë krenar,” u shpreh ai, por Miley nuk dha asnjë koment mbi këto fjalë të të atit.
Ndërkohë, ajo vendosi të sqarojë spekulimet rreth marrëdhënies me nënën e saj, pasi vërejtjet për një “unfollow” në Instagram ndezën thashetheme për një krisje mes tyre.
Këngëtarja e hitit Flowers i mohoi këto zëra, duke theksuar
“Unë dhe nëna ime jemi shumë të afërta për t’u ndikuar nga diçka e tillë. Ajo është shoqja ime më e mirë. Si shumë nëna të tjera, nuk është fort e zonja me teknologjinë, dhe ka ndodhur thjesht rastësisht që nuk më ndjek më.”
Në të njëjtën intervistë, Miley shprehu falënderime edhe për të atin:
“Unë dhe babai im kemi kaluar sfida gjatë viteve. Sot, familja është prioriteti im më i madh. Ndihem në paqe që shumë plagë janë shëruar dhe se ura janë ndërtuar. Jam mirënjohëse për shëndetin dhe dashurinë që ekziston mes nesh.”
Këto fjalë tregojnë një përpjekje për pajtim dhe një faqe të re në jetën e saj familjare.