Miley Cyrus është gati të ndajë një kapitull të ri të jetës së saj përmes albumit të titulluar “Something Beautiful”
Gjatë një shfaqjeje të organizuar nga Spotify më 6 Maj, këngëtarja e njohur tregoi për një nga momentet më të errëta të jetës së saj humbjen e shtëpisë në Malibu nga zjarret e vitit 2018 duke e përshkruar atë si një “bekim të madh”.
“Kur shtëpia ime u dogj, ky ishte bekimi më i madh që kam pasur ndonjëherë në jetën time, në fakt,” u shpreh fituesja e Grammy-it. Ajo shtoi se humbja e gjithçkaje e ndihmoi të rindërtonte jetën e saj me qëllim dhe vetëdije. Të jem në gjendje të zgjedh çdo pjesë që dua të mbaj, edhe në lidhje me njerëzit në jetën time.
Cyrus kujtoi se përveç humbjes materiale, edhe shumë marrëdhënie personale u shkatërruan në atë periudhë përfshirë edhe lidhjen e saj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, me të cilin ndante shtëpinë e djegur.
Këngëtarja u emocionua edhe kur foli për fansat e saj besnikë që kanë qenë pranë saj që nga ditët e serialit Hannah Montana.
Njerëzit thonë se jemi rritur së bashku, dhe me të vërtetë u rritëm, tha ajo, duke theksuar lidhjen e veçantë që ndan me publikun.