Gossip Showbiz

Miley Cyrus ka mbi 70 tatuazhe, por pendohet për 80% të tyre?

Miley Cyrus është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe dashurinë për tatuazhet, por së fundmi ajo ka pranuar se nuk është gjithmonë e kënaqur me zgjedhjet që ka bërë në artin e trupit të saj.

Në një video për “The New York Times” më 2 qershor, këngëtarja e famshme zbuloi se ka mbi 70 tatuazhe, por pendohet për rreth 80% të tyre.

Një gabim që bëra dhe për të cilin ende mendoj është, si 80 përqind e tatuazheve të mia

-tha ajo.

Megjithatë, theksoi se nuk i pendohet aq shumë sa për t’i hequr me lazer.

Pavarësisht dyshimeve për zgjedhjet e mëparshme, Cyrus vazhdon të bëjë tatuazhe të reja. Pas deklaratës së saj, ajo zbuloi menjëherë edhe një tatuazh të ri, duke dëshmuar se pasioni për këtë formë arti nuk është shuar.

Ndër tatuazhet që ka përmendur si të panevojshme, janë ato të frymëzuara nga kafshët e saj shtëpiake.

Duke treguar një tatuazh të një maceje në bërrylin e majtë, ajo tha:

E dua macen time, por nuk kisha nevojë për këtë.

Po ashtu, foli edhe për një tjetër tatuazh në krahun e djathtë që përshkruan qenin e saj:

E dua qenin tim, por të kem një pit bull në çdo foto për pjesën tjetër të jetës sime është paksa intensive.

Cyrus bëri tatuazhin e saj të parë në moshën 17-vjeçare, në fund të vitit 2009, kur shkroi frazën “Just Breathe” poshtë gjoksit të saj, në kujtim të një shoqeje të ngushtë që humbi jetën nga fibroza cistike dhe dy gjyshërve të saj që vdiqën nga kanceri në mushkëri.

Pavarësisht pendesave, tatuazhet mbeten një pjesë e rëndësishme e identitetit artistik të Miley Cyrus.