Botë e Çuditshme

Britaniku hyn në histori, bën tatuazh 63 personazhe të Marvel!

Një superfans i Marvel Comics nga Britania i bëri homazh heronjve të tij të preferuar duke bërë tatuazh në trupin e tij 63 personazhe. Tom Radford, 40 vjeç, hyri në Guinness për numrin më të madh të personazheve të Marvel Comics të bërë tatuazh në trup. Kështu, Radford ka marrë titullin që më parë mbahej bashkërisht nga Ryan Logsdon dhe Rick Scolamiero, të cilët kanë nga 34 tatuazhe të Marvel secili.

Një studim i fundit i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ka surprizuar opinionin publik, duke nxjerrë në pah një lidhje të papritur mes tatuazheve dhe niveleve më të larta të inteligjencës dhe edukimit. Hulumtimi, i realizuar mbi 1,753 studentë amerikanë, tregon se rreth 14% e tyre kanë të paktën një tatuazh, ndërsa afro 4% raportojnë se kanë shtatë ose më shumë piercings dhe/ose katër apo më shumë tatuazhe.

Sipas studiuesve, këto shifra tregojnë një ndryshim të qartë në mënyrën se si të rinjtë e arsimuar e perceptojnë artin trupor. Sipas përfundimeve të studimit, studentët me nivel të lartë edukimi nuk i shohin tatuazhet thjesht si trend apo rebelim, por si një formë të fortë të shprehjes personale dhe identitetit.

Studiuesit theksojnë se individët me tatuazhe priren të jenë më kreativë, më të hapur ndaj përvojave të reja dhe me një nivel më të lartë vetëdijeje për veten, elementë që lidhen shpesh me suksesin akademik dhe profesional. Ky zbulim sfidon bindjet tradicionale që e lidhin tatuazhin me sjellje të rrezikshme ose mungesë serioziteti.  Përkundrazi, të dhënat tregojnë se shumë studentë të universiteteve prestigjioze zgjedhin të inkorporojnë tatuazhet në jetën e tyre si simbol arti, individualiteti dhe mendimi të pavarur.

Autorët e studimit vlerësojnë se kjo prirje pasqyron një ndryshim më të gjerë kulturor, ku shprehja e vetes përmes tatuazheve po bëhet gjithnjë e më e pranuar, jo vetëm në rrethet akademike, por edhe në mjediset profesionale. Në këtë kontekst, tatuazhet nuk janë më thjesht vizatime në lëkurë, por një shenjë e një gjenerate që kombinon kreativitetin, vetëdijen dhe arsimimin.