Një trend i ri po qarkullon në komunitetet e vetëzhvillimit dhe neuroshkencës: “Mind Gardening”, kopshtaria mendore. Në vend që të mendjet tona t’i trajtojmë si makineri për produktivitet të pandërprerë, kjo filozofi propozon që t’i shohim si kopsht që ka nevojë për kujdes, ushqim dhe hapësirë për të lulëzuar.
Ideja bazohet në metaforën se mendimet janë fara, disa prej tyre rriten në pemë të fuqishme që na ndihmojnë të zhvillohemi, të tjerat janë barishte që na mbysin. Dhe si çdo kopsht, edhe mendja ka nevojë për pastrim, kultivim të kujdesshëm dhe një ekosistem të shëndetshëm për të lulëzuar.
Psikologë si Rick Hanson dhe Tara Brach theksojnë rëndësinë e ushqyerjes së mendimeve pozitive,jo përmes optimizmit të verbër, por përmes vëzhgimit të vetëdijshëm dhe përzgjedhjes së kujdesshme të atyre ideve që duam të rriten në vëmendjen tonë. Për shembull, në vend që të mbjellësh frikë me lajme dhe komente negative, mund të kultivosh ndjeshmëri, kuriozitet dhe qetësi.
Mind Gardening nuk ka të bëjë me të menduarit pozitiv në mënyrë të detyruar, por me krijimin e një ambienti të brendshëm ku mendimet konstruktive kanë më shumë gjasa të rriten. Kjo përfshin:
- Koha për reflektim pa shpërqendrime.
- Ekspozimin ndaj ideve frymëzuese (libra, natyrë, biseda).
- Shkrimin në ditar si mënyrë për “ujitjen” e mendimeve të vlefshme.
- Meditimin si mënyrë për të pastruar “tokën” nga zhurma e panevojshme.
Në një botë që të nxit të jesh gjithmonë në modalitetin e performancës, Mind Gardening është një ftesë për të ndaluar dhe për të ushqyer mendjen si një kopsht delikat. Sepse ashtu si bimët, edhe idetë e mira kanë nevojë për hapësirë, durim dhe dritë për t’u zhvilluar.