Ministria e Arsimit njoftoi se do të anketojë të gjithë mësuesit e shkollave në vend. Mësuesit do të pyeten në lidhje me performancën e drejtorëve të shkollave dhe me drejtimin konkret të tyre. Në përfundim të kësaj ankete dhe në bazë të statistikave të grumbulluara drejtorët që do tw rezultojnë me performancë të lartë në punën e tyre, do vijojnë të qendrojnë në postin e tyre dhe anasjelltas.