Ministrja e Financave, Anila Denaj iu bën thirrje qytetarëve dhe biznesit të përdorin shërbimet online e numrat telefonikë të publikuar nga çdo drejtori në vend për të marrë shërbimet që ju nevojiten. Synimi është të shmangen rradhët në sportele, që qytetarët e personeli të mbrohen nga prekja me COVID-19. Eshtë fjala për shërbimet që ofrojnë Qendra Kombëtare e Biznesit, drejtoritë e Doganave e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Shërbimi Kombëtar i Punësimit e Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale. Ndërkaq, Drejtoria e Metrologjisë do të ofrojë shërbimet vetëm përmes Postës dhe e-Albania/s.